Receta e mëposhtme është marrë nga Anthony William, autor i librit me receta, bestseller, “Cleanse to heal” dhe drejtues i Podcast-it “Medical Medium”.
Do të ushqejë dhe rinovojë trupin tënd. Për më tepër ka edhe shije të mirë. Kungulli është i mbushur me lëndë ushqyese që mëlçitë tona mund t’i absorbojnë me lehtësi.
E pasur me karotenoide që mbrojnë qelizat nga dëmtimet. Glukoza në kungull mund të stabilizojë mëlçinë, duke lejuar që sheqeri në gjak të stabilizohet në tërësi në trup.
Kungulli është një burim i pasur vitaminash B të tilla si niacina, tiamina, acidi pantotenik dhe minerale si kalciumi, kaliumi dhe fosfori. Është një ushqim i shkëlqyer për të ndihmuar në rënien në peshë dhe për uljen e kolesterolit në gjak.
Bananet sigurojnë karburantin e duhur për trupin dhe zgjojnë qelizat e përgjumura, duke rritur prodhimin e tyre. Bananet gjithashtu qetësojnë zorrët. Në kundërshtim me besimin popullor, bananet janë një nga ushqimet më antibakteriale.
Smoothie me kungull dhe banane
Përbërësit:
2 banane, të prera në copa dhe të ngrira
3/4 filxhan pure kungulli
1/2 lugë kanellë të bluar (opsionale)
1 filxhan qumësht bajamesh pa sheqer ose qumësht kokosi
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini. Hidhi kanellë sipër dhe të bëftë mirë!