Reçel ( gliko ) kungulli ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Përbërësit
1 kg kungull të pastruar
300gr sheqer të bardhë
300 gr sheqer të verdhë
1 limon
Kanellë 2-3 copa të vogla
Ginger (zenzero )
Përgatitja
1
Presim kungullin në copa kubike, pastrojm zenzerin dhe e presim në feta, hedhim sheqerin, lëkurën e limonit (vetëm të verdhën, sepse e bardha e limonit kur gatuhet bëhet e hidhur pra mer shije jo të mirë ), lëngun e limonit dhe kanellën.
2
Të gjithë përbërësit i bashkojnë dhe i lëmë kështu për 3 orë. Është e rëndësishme ti lësh tre orë para se ti gatuajmë që të mpikset kungulli. Pas kësaj kohe i hedhim në tenxhere dhe e gatuajm për 50 minuta me zjarr të ulët. Kjo gliko është shumë e mirë ta shoqërosh me djathra. Provojeni është shum e mirë!