Rakodhe me mish

spot_img

Zeme nje brum te bute me 500 gr miell, 500 ml uje te vaket, i hedhim pak kripe e pak vaj.  E ngjeshim mire brumin me dore dhe e leme te pushoj per 1 ore , duke e mbuluar me nje pecete!
Pergatisim mishin me qepe per mbushje:
Ne nje tigan hedhim vaj dhe skuqim 3 kokrra qepe qe i kemi ndare ne kubike te imet! Pastaj hedhim 300 gr mish te grire dhe i kavartisim bashke me qepet!
I hedhim nje luge salce domatesh, pak uje dhe e leme te ziej per 5 min!

I hedhim kripe, piper dhe pak spec djeges! Pastaj ndajme brumin ne 8 kulaqe te medhenj!
I hapim me petesin, secilin kulaq me diameter rreth 25 cm dhe i lyejme mire me vaj secilen pete duke i vendosur njera mbi tjetren!Marrim nje safrabez( shtroje) te paster dhe i vendosim petet nje nga nje duke i hapur me dore.
E hapim shume te madhe dhe te holle peten ne forme katrore. Hapet lehtesisht nga vaji dhe ardhja e brumit!Vendosim kimen me mish e qepe ne njeren ane te petes duke e hapur me luge ne rresht te drejte!Palosim pak peten mbi kimen pastaj kapim shtrojen nga cepat dhe e rrotullojme peten duke e bere rakodhe. Perseri e bejme top duke e rrotulluar ne forme rrethore si ne foto!I bejme rakodhe me radhe petet duke i rrotulluar ne tave njera pas tjetres! I lyejme me pak vaj siper dhe e pjekim ne furre 200° derisa te marr nje ngjyre te arte pjekjeje!
Ju befte mire!

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles