Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë/kurkuma), i cili ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme.
Përparësi të tjera:
Forcon sistemin imunitar
Anti – kancerogjen
Ndihmon tretjen e ushqimit
Pastron mëlçinë
Rregullon metabolizmin
Normalizon tensionin e lartë të gjakut
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës
Zvogëlon trigliceridet
Antioksidues, antiseptik, analgjetik
Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?
Përbërësit 1 person:
1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
¼ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur
Përgatitja:
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.
Qumështi preferohet vegjetal (psh. qumësht kokosi,bajameje). Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.
(Visited 843 times, 1 visits today)