Qofte të vogla në salcë specash

spot_img

Përbërësit për 4 persona:

Për qoftet: 400gr mish të grirë viçi,
-30gr djathë kaçkavall të grirë dele,
-2 lugë galete,1 vezë, 1 tufe, majdanoz,
-1 thelpi hudhër,
-2 lugë plot miell.

Për salcën me speca:
-200gr salce domatesh,
-3 speca (1 i kuq, 1 i verdhë, 1 jeshil),
-vaj ulliri, kripë, piper

Lajmë dhe pastrojmë specat duke i hequr fijet dhe farat e brendshme dhe i presim në copa me madhësi të njëjtë.

I kavërdisim në pak vaj ulliri në zjarr të lartë derisa të marrin ngjyrë duke i përzierë shpesh. I rregullojmë me kripë, shtojmë salcën e domateve duke i përzierë të gjitha bashkë dhe i lëmë në zjarr të ulët të gatuhen për rreth 20 minuta.

Në një tas, bashkojmë mishin e grirë të viçit, vezën, djathin e grirë, galetën, majdanozin dhe hudhrën e grirë hollë dhe i përziejmë me kujdes me dorë derisa të përftojmë një përbërje homogjene të cilës i shtojmë edhe pak kripë e piper (kujdes, pasi djathi kaçkavall është vetë i kripur).

Lagim duart dhe formojmë qofte të vogla me madhësinë e një arre, i kalojmë në miell dhe i skuqim për pak minuta në një tigan tjetër me pak vaj ulliri duke i përzierë shpesh derisa të marrin ngjyrë të artë.

Në fund, shtojmë qoftet tek salca me speca dhe e servirim të ngrohtë ose në temperaturë ambienti.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles