Qofte patatesh të ziera

spot_img

Përbersit:

-Patate 1 kg,nisheste 1 filxhan çaji,vezë 1 kokerr,kripë e piper.

-Për mbushje duhen:

-Mish tul i zier i grirë 1 filxhanë çaji,vaj 3-4 lugë gjelle,qpë 1 koker,piper e kripë.

-Për salcën duhen:

-Vaj 2-3 lugë gjelle, qepë një koker e vogël,1 lugë gjelle salcë, 1 lugë kafeje miell,1 fletë dafine,kripë ,piper .

Pregatitet pureja e patateve,pasi patatet të zihen,mirret kjo pure dhe i shtohet qumsht hidhet vezë,shtohet kripë e piper dhe nisheste.Masa punohet mirë dhe ndahet në peta të vogla me diametër 3-4 cm dhe me trashësi 1 cm.Në mes të petës vendoset mbushja me mish; anët e petëve mblidhen dhe rrumbullakosen me dorë duke u dhenë formë sferike.
Qoftet e pregatitura hidhen në ujë të vluar me kripë dhe zihen për 10-15 minuta. Pastaj hiqen nga uji,kullohen dhe serviren me salcë domatesh,e cila përgatitet kështu; kapërdiset qepa e grirë hollë,shtohet një lugë miell dhe pasi edhe ai kaperdiset shtohet salcë domatesh,ujë kripë
piper,1 fletë dafine,përzihen mirë ,lihen të ziejë për 5-10 minuta dhe pastaj kullohen.

Për mbushje:
mishi i zier ose i pjekur kalohet në makinë ndersa në tigan me
yndyrë kapërdisen qepë të grira hollë.Kur qepa është gati,shtohet
mishi i grirë,kaurdiset 2-3 minuta së bashku dhe shtohet kripë e piperi zi.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles