Përbërësit:
-100 gr fileto pule
(prerë në kubik)
-20 gr speca të kuq
-20 gr speca jeshil
-20 gr lakër e bardhë
-10 gr karota
-10 gr qepë të thata
-10 gr qepë të njoma
-2 l g vaj ulliri
-2 l g salcë soje
-1 l g salcë peshku
-1 l c sheqer
-1 l c vaj susami
Përgatitja
Hedhim pak vaj në tigan, shtojmë pulën dhe e trazojmë deri sa të skuqet.
Shtojmë perimet (të prera në kubik), i trazojmë dhe pastaj plotësojmë pjatën me elementët e tjerë.
I skuqim të gjitha bashkë për 3-4 min dhe shërbejmë me oriz jasemin të zier.