Përbërësit

  • 1 pulë afro 1 ½ kg
  • 1 filxhan çaji oriz (basmati)
  • 100 gr gjalpë
  • 1 qepë
  • 1 lugë mustardë (senf)
  • kripë
  • piper
  • vegete
  • rozmarine të freskët ose të tharë

Hapat

  1. Pula pastrohet, fshihet, lyhet nga të gjitha anët me mustardë.
  2. I hidhet kripë, piper, vegetë dhe ruzmarinë.
  3. Në ndërkohë, zihet orizi 10 min. në ujë me kripë. Qepa e grirë imët, fërgohet në 50 gr gjalpë gjersa të zbutet.
  4. Hidhet orizi i kulluar, fërgohet pak me qepë, hidhet pak kripë e vegetë dhe me këtë masë orizi, mbushet pula.
  5. Vendoset në tavë ku do të piqet, mbi i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë,por jo e djegur dhe ½ gotë ujë.
  6. Pula mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë Celsius për t’u pjekur 1 orë.
  7. Zbulohet nga folia, laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 min. gjersa të skuqet mirë.
  8. Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.