Përbërësit
400 gr miell
1 vezë
200 gr djathë krem
400 ml qumësht
60 ml vaj vegjetal
½ lugë çaji kripë
½ pluhur për pjekje
2 lugë pesto sos
60 gr gjizë
1 të kuqët e vezës
Hapat
Në një enë vendosim miellin, kripën dhe pluhurin për pjekje, në anën tjetër përziejmë djathin, vajin, qumështin, vezën
Me këtë mase gatuajmë brumin duke e ngjeshur për 10 minuta në mënyrë që të fitojmë një brum elastik
Brumin e ndajmë në dy pjesë, e t’hollojmë në formë përafërsisht të bredhit, pjesën e parë e vendosim në tepsi, e lyejmë me gjizën e përzier me pesto dhe e mbulojmë me pjesën e brumit të mbetur
Për rreth brumit e presim në mënyrë reciproke tek dyja anët, çdo 2 cm me thellësi rreth cm
Pjesët e prera i rrotullojmë dy herë, me pjesët e mbetura pasi të ia japim fomrën e bredht, pogaçën e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 30-40 minuta
Ju bëftë mirë