Pёrbёrёsit
200 gr margarinё
480 gr miell
Gjysmё qese pluhur pjekje
Kripё
200 gr sheqer
2 vezё
1 grusht arra tё grimcuara
2 decilitra qumёsht
Limon
Recel kajsish
Sheqer pluhur pёr pluhurosje
Hapat
Nga margarina e shkrirё, mielli dhe pёrzierja e pluhurit pёr pjekje, kripa, sheqeri, vezёt, arra dhe qumёshti, gatuhet brumё.
Shtohet lёng limoni dhe korja e njё limoni tё larё mirё dhe e grirё nerende.
Brumi i gatuar butё ndahet nё dy pjesё tё pabarabarta, pjesa mё e madhe hapet dhe vihet nё tepsi tё lyer pёr pjekje.
Lyhet me recel, pastaj pёrputhet me pjesёn tjetёr tё hapur tё brumit.
Piqet nё furrё nё temperaturё 200 gradё celsius pёr 45 minuta, pitja e nxehtё pluhuroset me sheqer pluhur.
Ju bёftё mirё!