Home RECETAT E GJYSHES Pite me patate

Pite me patate

0

Perbersit:

500 gr petë
200 gr gjalpë
qumësht ose jogurt
4 qepë mesatare
1 kg patate
kripë
Biber i zi

Pergatitja:

Marrim qepët e grimcuara dhe i skuqim, më pas ia shtojmë patatet e prera në kubëza të vogla dhe vazhdojmë t’i skuqim së bashku.

Në fund shtojmë kripën dhe biberin e zi, marrim një petë e lagim me pak qumësht dhe me dy lugë gjalpë të shkrirë, e vendosim edhe një petë përmbi duke vepruar njësoj edhe me të dytën dhe më pas ia vendosim 3-4 lugë nga patatet e përgatitura, e mbështjellim në formë të rrollatës.

Në këtë mënyrë vazhdojmë edhe me petët e tjera, në fund i lyejmë përmbi sipërfaqe me gjalp, e pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për afro 30-40 minuta.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version