PITALKA – SAMUNA

spot_img

brumiPërbërësit: 1 filxhan kafeje ujë i vakët, tharmë buke në madhësi të një arre, 2 gota ujë, kripë, miell.

Në enë ku do të gatuhet brumi, derdhet uji, kripa dhe tharmi i ardhur.

Hidhet mielli pak e nga pak duke e tundur me lugë druri.

Brumi tundet me lugë, sepse gatuhet aq i butë, saqë ngjitet për duar.

Pasi të tundet dhe gatuhet në trashësinë e duhur, ena mbulohet dhe qëndron në vend të  ngrohtë afro 2 orë.

Pasi të rritë volumin, me lugë druri hidhet pjesë – pjesë, 6-7 sosh, në miell të vendosur në tavolinë.

Duke i ngjeshur në miell, u ipet forma e rrumbullakët, sheshohen dhe vendosen në pëlhurë të pastër të përmillur.

brumi1Të mbuluara qëndrojnë edhe 20-30 min, pastaj lagen mbi me uj, shpohen në disa vende dhe duke mos ia prishur formën, rradhiten në tepsi të përmillur dhe të nxehur më pare.

Futen në furrë të nxehtë me temperature 250 * C për t’u pjekur për 8-10 min, varësisht nga madhësia e pitalkave.

Sa të nxirren nga furra, ato mbulohen me pecetë që të zbuten pak.

Shërbehen të nxehta me djath, mazë, speca të pjekur, shëllirë, suxhuk etj.

Me të njejtin brum mund të gatuhen samunat me suxhuk ose pitalka ramazani.

Pasi të vendosen samunat në pecetë për të ardhur brumi, vendoset sipër suxhuku dhe shtypet pak, e pasi të vijë brumi, ato me kujdes rradhiten në tepsi dhe piqen për 10 min.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles