Përbërësit:
• Miell,
• Maja,
• Kripë,
• Djathë ose gjizë,
• Vezë,
• Suxhuk,
• Pak gjalpë.
Përgatitja:
1. Zihet brumi me miell,maja,kripë,sikurse brumi i bukëve të vogla mrume.
2. Ena vendoset në vend të ngrohtë që të vijë brumi dhe të dyfishohet për dy orë.
3. Nga brumi i përgaditur hidhet me lugë në tavolinë të përmillur,pastaj kuleçët ngjeshen sa mos të ngjitet brumi për duar.
4. Pitalkat hollohen,vendosen në pecetë të pastër dhe mbulohen që të qëndrojnë 20 min.
5. Vezët tunden,u shtohet djathi i troshitur dhe mëlmesa sipas dëshirës.
6. Pitalkat vendosen me kujdes në tepsi të nxehur dhe të përmillur.
7. Në mes hapen pak dhe nga masa e përgatitur e djathit,qiten nga dy-tri lugë,u hidhet susam ose farëza të zeza,pastaj futen për t’u pjekur në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë C për 15 minuta. Shërbehen të nxehta.
8. Mbi pitalka mund të hidhet mish i bluar i fërguar me qepë dhe mëlmesa,speca,suxhuk i prerë në rrathë ose lagen me ujë dhe hidhen farëza. Shërbehen të nxehta.