-10 kg speca
-15 kg domate
-3 filgjana të kafës vaj
-1 filgjan të kafes krip
-1 filgjan sheqer
-1 filgjan ufëll
-10 – 15 thelba hudhër
-1 – 2 tuba majdanoz
Domatet i përvlojmë, i qërrojmë, i grijmë dhe i vemë të zihen. Poashtu edhe specat i pjekim, i qërrojmë , i presim imtë dhe ua shtojmë domateve cilat kemi shterur nga lëngu duke I zier afer 60 min. Domatet dhe specat i zijmë 3- 4 orë, dhe kur pinxhuri fillon të shterrët i shtojmë vaj, kryp, hudhra, sheqer , ufëll, dhe i zijmë ashtu edhe gjysëm ore sebashku.Në fund pinxhurit i shtojmë majdanoz të grirë dhe pas 15 min. e largojmë nga zjarri. Kavanozët të nxetë i mbushim me pinxhur të nxetë pastaj i mbulojmë me batani dhe I lëmë ashtu te mbuluara disa orë, gjer sa të ftohen.