Pilafi i Barbie-t

spot_img

Kini parasysh se sa më i kuq të jetë lëngu i panxharëve, aq më e ndezur do të jetë ngjyra e pilafit… Nëse dëshironi, mund të shtoni perime të ziera, si karota, bizele apo copa panxhari. Fëmijët do ta adhurojnë.

Përbërësit e nevojshëm për Pilaf Barbie

2 gota oriz për pilaf,

një qepë të grirë,

vaj ulliri,

4 gota lëng i panxharëve të zier, kripë, piper

Hedhim në një tenxhere vajin dhe qepën e grirë dhe e lëmë sa të marrë pak ngjyrë.

Shtojmë orizin dhe e lëmë sa të marrë ngjyrë të artë. Pastaj shtojmë lëngun e panxharëve, kripë, piper dhe i vëmë kapakun tenxheres, me qëllim që të ziejë orizi.

Pasi të ketë pirë gjithë lëngun, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e mbulojmë me një pecetë për dhjetë minuta.

Pilafi është gati.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles