Përbërësit

PER BRUMIN

  • 250 gr miell
  • 250 gr djath filadelfia
  • 50 gr gjalpë
  • kripë

PER MBUSHJEN

  • salce domatesh
  • djath mocarela
  • rigon/borzilok

Hapat

  1. Vendosim ne mikser djathin filadelfia, miellin, gjalpin dhe pak kripe dhe i perziejme derisa te formohet nje top brumi. E nxjerrim nga mikseri, dhe nese brumi ngjit ne duar, shtojme pak miell.
  2. E punojme pak me dore, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 20 minuta ne menyre qe hapja e tij te jete me e lehte.
  3. Pasi te kete kaluar kjo kohe, e hapim brumin ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe formojme disqe me ndihmen e nje forme te rrumbullaket ose te nje gote (madhesia sipas deshires).
  4. I vendosim picat e vogla ne nje tave ne te cilen kemi shtruar leter furre, i lyejm me nje luge te vogel salce domatesh, i sperkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5 minuta
  5. Pas kesaj, i nxjerrim nga furra, shtojme pak djath mocarela te grire, dhe i pjekim serisht per 10 minuta te tjera. I sherbejme te ngrohta.
  6. KESHILLE: Sipas deshires picave mund ti shtoni cfare te deshironi: copeza proshute, ullinj, Kaperi, salcice etj.