Perberesit:
-125 gr miell
-1 luge e vogel sode buke (baking powder)
-125 ml krem qumeshti (pana,k. galaktos)
-pak kripe
-2 l. supe sheqer
-1 veze
-2 l. supe gjalp,ose margarine e shkrire
-lekura e grire e 1/2 portokalli
Ne nje tas perziejme miellin me soden e bukes. Ne nje tas tjeter me tel rrahim sheqerin, kripen, vezen,derisa te treten. Shtojme krem qumeshtin e vazhdojme rrahjen. Ne fund gjalpin dhe lekuren e portokallit.
Hedhim masen e kremit te tasi i miellit dhe perzjejme gjersa ,te homogjenizohet qulli.
Nxehim nje tigan qe s’ngjit dhe hedhim pak fare vaj ulliri. Luge-luge hedhim brenda nga masa e qullit dhe i pjekim petullat 2′ nga secila ane.
Servirim petullat te nxehta me sheqer e kanelle,ose me recel(marmelate), qe preferojme te rrahur me pak krem qumeshti.
Ju befte mire!