Për mengjes ja se sdi përgatiten petullat Përmeti
Përbërësit:
- 1 tufë nenexhik
- 1 tufë majdanoz
- 5 – 6 qepë të njoma
- ½ miell
- ½ kos
- 3 vezë
- gjysmë luge çaj me kripë
- 1 lugë gjelle (jo plotë) vaj ulliri
Përgatitja:
Nenexhikun, majdanozin dhe qepët e njoma i presim me radhë në mënyrë shumë të imët dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë përgatisim brumin me miellin duke i përzier në të njëjtën kohë me vezët, hedhim kosin, më pas përziejmë jeshillëqet e prera.
Të gjitha këto i trazojmë me një lugë druri gjatë gjithë kohës. Dhe në fund vazhdojmë me kripën dhe vajin e ullirit. Masën e përgatitur e lëmë në qetësi për rreth 2 orë sepse në këtë mënyrë brumi fryhet dhe ai është gati për t’u skuqur kur të bëhet me flluska.
Pasi të kemi bërë gati tiganin me vajin e nxehtë, me një lugë gjelle brumin fillojmë ta ndajmë në masa dhe e hedhim në tigan për ta skuqur. Tigani mund të zërë rreth 5-6 lugë brumë. Kur ato të fillojnë të bëhen ngjyrë kafe janë gati për t’u hequr./tvklan.al