Petullat mund të jenë vetëm një ndër ushqimet që gjenden në tavolinën tuaj përgjatë iftarit, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, askush nuk do i thoshte ‘jo’ petullave të shijshme përgjatë këtij vakti ushqimor.
Ndiqeni recetën më poshtë:
Përbërësit:
400gr miell
200gr djathë feta
75ml jogurt
100gr djathë i freskët
1 pluhur për pjekje
3 vezë
1 lugë e vogël krip
Udhëzimet:
-
- Përzieni vezët me djathin feta.
- Shtoni jogurtin, djathin e freskët, miellin me pluhur për pjekje dhe kripen.
- Krejt këtë e përzieni duke fituar kështu një masë kompakte të brumit sikurse për bukën ose kiflet.
- Masën e brumit e nxjerrim në tavolinën e përmillur dhe e hollojmë një petë me trashësi 1cm.
- Nga peta e fituar, nxjerrim forma sipas dëshirës të cilat i fërgojmë në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë.