Përbërësit

PËR KULAÇIN

  • 1 kg miell
  • ujë të vakët
  • pak ajkë kosi
  • 1 lugë kafe sode buke (jo plot)

PËR LËNGUN

  • 2 qepë mesatare
  • 1 pulë me gjithë të brendshmet
  • nenexhik
  • kripë
  • piper
  • vaj

Hapat

  1. Zëmë brumin me miell, ujë, ajke kosi, sodë dhe kripë.
  2. E punojmë mirë me duar deri sa të dalë një brumë as i fortë as shumë i butë. E vendosim në nje tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur me miell.
  3. E pjekim në furre në 180-200 grade për 30 minuta.
  4. Ndërsa lëmë kulaçin të kullojë, vendosim pulën për të zjerë me pak ujë, kripë dhe pak vaj (e ndihmon të rrijë më butë).
  5. Të brendshmet e pulës lërini mënjanë që t’i përdorni në lëngun e kulaçit.
  6. Në një tigan, skuqim pak qepën me të brendshmet dhe ia shtojmë lëngut të pulës. E lëmë të ziejë ndërsa merremi me përsheshjen e kulaçit.
  7. Pasi të kemi përfunduar, shtojmë nenexhik (mendër).
  8. Lëngun, pasi është ftohur pak, ia shtojmë përsheshit duke u kujdesur që të laget i gjithi.
  9. E mbulojmë me kapak për disa minuta dhe e shërbejmë të ftohtë./botasot/