Penne me kungulleshka dhe pançetë

spot_img

Penne me kungulleshka dhe pançetëPërbërësit për 4 persona:

400 g makarona  penne (ose nje format makaronash sipas deshires)

2 kungulleshka 

200 g pancete 

2 qepe te njoma 

djathë pecorino romano i grirë 

vaj ulliri 

verë e bardhë  

pak kripë e piper i zi

Përgatitja:

Në tiganin e nxehur mirë me dy lugë vaj ulliri kalojmë qepën e grirë hollë, sapo të zbuten qepët shtojmë kungulleshkat e prera në feta të holla dhe i përziejmë derisa kungulleshkat të skuqen. Kur të jenë gati shtojmë ½ gote verë të bardhë me ½ uje + kripe dhe i lëmë të ziejnë për pak  minuta.

Kur perimet të kenë zierë mirë shtojmë pançetën e prerë në kubikë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 10 min. E heqim tiganin nga zjarri.

Ndërkohë, ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë, i kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi përzjerjen kunguj + pançetë. Pasi i perziejmë mirë i hedhim djathë pecorino të grirë dhe i servirim menjëherë.

Burimi: Living.al

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles