Përbërësit

  • 2 patate mesatare
  • disa shtresa mish të terur
  • 1 vezë
  • pak gjalpë
  • kripë dhe piper i zi

Hapat

  1. Patatet i preni në mes dhe hiqjani pjesën e brendshme me lugë.
  2. Masën e nxjerrë, copëtojeni sa më shumë që mundni.
  3. Shtresat me mish të thatë, pritini në copëza të vogla.
  4. Përziejini tërë këto dhe shtojani vezën e thyer. Kripë e piper sipas dëshirës dhe përziejeni tërë masën.
  5. Më pas mbushini pjesët e zbrazëta të patateve dhe vendosini në tiganin e lyer me pak vaj.
  6. Piqini në furrë në 220 gradë Celsius, për 20 minuta, apo derisa sipërfaqja e tyre të marrë ngjyrë ari.