Lajme patatet me gjithe lekure dhe i mbeshtjellim nje nga nje me leter alumini, me pas i vendosim ne nje tepsi dhe i pjekim ne furre ne temperaturen 200gr per nje ore
Pergatitim “xhaketen” Patatet si jane pjekur do te rezultojne te buta. I nxjerrim nga letra e aluminit ,i presim nga siper dhe heqim pak nga tuli i tyre ne menyre qe te krijojme pak vend per te futur mbushjen.Duhet te tregojme kujdes qe te mos u prishim apo heqim lekuren.
Presim holle bishtat e qepes dhe i perzjejme ne nje tas bashke me gjizen, maskarponen dhe salmonin e prere ne kube te vegjel, duke formuar ne kete menyre nje krem te trashe.
Rregullojme me kripe e piper dhe mbushim patatet.
I vendosim me rradhe ne tepsi dhe leme akoma per 10′ te piqen ne temperature 200°.
Serviren ende te ngrohta si antipaste.
SHENIM – Mbushjen mund ta beni sipas fantazise tuaj ose ne baze te perberesve qe dispononi, si psh djathe i bute+copa proshute,veze te skuqura etj…