Perberesit
– 6 veze
– 1 patate
– 1 kungull
– 120 gr bizele te ngrira
– 1 qepe
– 4 flete mente
– 1 tufe majdanoz
– 2 luge djath parmixhano
– 4 luge pana dhe kos
– vaj ulliri
– kripe dhe piper
– gjalpe, miell
Pergatitja:
Qeroni dhe lani patatet, pritini ne forme katrore te vogla dhe ziejini duke i mbajtur pak te forta ne uje te kripur, kullojini dhe lerini menjane. kungullin dhe priteni ne forme te rrumbullaket jo shume gjere. Pastroni qepen dhe grijeni. Vereni qepen e grire ne nje tenxhere me vaj derisa te marre ngjyre kafe. Shtojini kungullin dhe bizelet, lerini sa te marrin pak shije, mbulojini me nje kapakdhe vazhdoni me zierjen per 5 minuta me zjarr mesatar, duke i perzier here pas here me nje luge druri. Hidhni vezet ne nje tas dhe shtoni gjysmen e djathit parmixhan, panen dhe kosin, pak kripe dhe rrihini derisa te keni arritur nje mase homogjene. Bashkojini me perimet e peergatitura, te aromatizuara me mente dhe majdanoz te grire, rregullojini me kripe dhe piper, e me pas perzijini shume mire. Merrni nje ene qeramike, lyejini mire me gjalpe dhe hidhini nje dore miell, me pas hidhini pergatitjen e vezes dhe te perimeve, ne fund hidhni mbi gjysmen tjeter te djathit. Vendoseni enen ne furre me 180′ dhe lereni te gatuhet per 25 minuta, deri ne siperfaqe te jete formuar ajo korja e arte. Servireni pak te ngrohte ose te ftohte, por gjithemone ne te njejten ene prej qeramike me te cilen e keni nxjerre nga furra.