Përbërësit

PËRBERESIT PËR 2 PERSONA

  • 1 qepë
  • 100 gr përshutë
  • 2 karrota
  • 1 gotë bizele (opcionale)
  • 1 lugë vaj
  • 200 gr pasta
  • 3 gota ajkë
  • 1 gotë ujë
  • 1 kubë supë pule ose viqi
  • kripë
  • vegete
  • magdanoz

Hapat

  1. 1Se pari coptojmë qepën dhe përshuten, i vendosim në një tenxhere me pak vaj në të, shtojme karrotat e coptuara imët dhe bizelet, kryp dhe vegetë sipas shijes
  2. 2Përbërsit i fërgojmë për 5 minuta, pastaj shtojmë pastat në tenxhere
  3. 3Tenxheren e mbulojmë me kapak për 5 minuta, dhe e lëm të ziej ashtu
  4. 4Pastaj marim një gotë ujë të vakët dhe e miksojmë me kubën e supes, përzierjen e shtojmë në tenxhere së bashku me 3 gota ajkë
  5. 5Masën e përgaditur e lëm të ziej për 30 minuta në temperaturë mesatare
  6. 6Pasiqë masa është zier shtojmë djathin e grirë në rende, dhe e lëm të ziej dhe për 5 minuta të tjerë
  7. 7Sipër për dekor mundë të hedhim fleta mgadanozi