Ingredients
For 4 Person(s)
Pasta Flora
- 350 gr miell
- 250 gr gjalp te ftohte
- 1 veze te plote
- 1 te verdhe veze
- 2 luge sheqer
- 1 luge te vogel pluhur pjekes
- 3 luge brandy (konjak)
- pak kripe
- recel dhe fruta te thata sipas deshires per mbushje
Pasta Flora Directions
-
Bashkojme ne nje tas te madh miellin, pluhurin pjekes, sheqerin dhe pak kripe duke i perziere mire. Presim gjalpin e ftohte ne kubik te vegjel dhe i shtojme gjysmen e tij mases se mesiperme bashke me brandin duke e perziere mire me dore; brumi ne kete moment duhet te rezultoje si therrime. Shtojme edhe gjysmen tjeter te gjalpit dhe vezen e plote duke vazhduar perzierjen. Nese shohim qe brumi nuk lidhet mire, shtojme 2-3 luge uje te ftohte.
-
E ndajme brumin 1/3 me 2/3, i mbeshtjellim te dyja pjeset me leter celofoni dhe i vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore.
-
Pasi ka kaluar kjo kohe, ne tavolinen e punes hapim me okllai 2/3 e brumit dhe e shtrojme ne taven e rrumbullaket duke eleminuar brumin e tepert nga anet. Shtojme reçelin (nevojiten 5-6 luge plot) dhe frutat e thata. Hapim ne forme drejtkendore edhe pjesen e mbetur te brumit (pra 1/3 e tij), e presim ne shirita dhe i alternojme keto shirita mbi reçelin. I lyejme shiritat e brumit me nje te verdhe veze holluar me pak uje. E pjekim pasta floren ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.
-
Këshille: Nese pasten e mbushim me reçel portokalli apo limoni, i shtojme brumit edhe lekuren e 1 portokalli te grire.
-
Ju befte mire !