Një pulë fshati ose zog me kulaç ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
Për kulaçin
një kg miell
kripë
sodë
vaj 50 gr
Për përsheshin:
dy qepë
dhjosmë
kripë
piper
dy lugë gjalp
Përgatitja
1
Në fillim kaurdisim me gadalë pulën dhe e vemë në tavë, i hedhim kripë, e lyejm me pak gjalp, i hedhim dy gota ujë dhe e fusim në furrë. Pasi është pjekur i heqim lëngun.
2
Përgatisim kulaçin me miellin, sodën, kripën dhe pak vaj, pasi kemi bërë kulaçin e fusim në furrë në temperaturë 220° C.
3
E heqim dhe e lemë të ftohet. Pasi është ftohur bëjmë përsheshin dhe përgatisim lëngun. Në një tigan hedhim qepën e grirë dhe e kaurdisim deri sa të skuqet, i hedhim lëngun e pulës dhe dhjosmë e lemë të valojë dhe ja hedhim përsheshit deri sa të zbutet dhe e mbulojmë qe të dali përsheshi i shkrifët jo i qulltë. ( Kulaçin e zemë vetëm me sodë, sepse kosi e bën të qullët përsheshin )