Muskuj viçi me salcë

spot_img

Muskuj viçi me salcëPerberesit:
* 800 gramë muskuj viçi
* 2 kokë qepë
* 3 thelpinj hudhre
* 2 lugë uthull molle
* 4 decilitra verë e bardhë
* 4 gjethe dafine
* 1 lugë sheqer
* 5 lugë vaj
* 1 lugë miell
* 60 gramë mustardë
* mëlmesa të përziera, piper i zi

Procedura:
1. Qepët priten në rriska, ndërsa hudhra grihet shumë imët. Muskujt pastrohen dhe u hiqen pjesët me dhjamë.
2. Në enë të përshtatshme bashkohen qepët dhe hudhra, shtohet uthull molle, 0,5 decilitri vaj, vera e bardhë, gjethet e dafinës dhe mëlmesa sipas shijes. Në marinadë futen muskujt e viçit dhe lihen të qëndrojnë 120 minuta.
3. Pastaj nxirren muskujt, kullohen, lyhen me 30 gramë mustardë dhe mbështillen me letër alumini. Muskujt e viçit piqen 40 minuta në furrën e nxehtë në 200 2C.
4. Marinada zihet derisa të zbuten perimet. Perimet e ziera kullohen dhe miksohen, ndërsa supa ruhet.
5. Në pak vaj shkrihet sheqeri, shtohet një lugë miell dhe kaurdiset pakëz. Pastaj derdhet supa nga perimet, zihet derisa të vlojë, shtohen perimet e miksuara, mustarda dhe mëlmesa sipas shijes.
6. Muskujt e pjekur të viçit hiqen nga letra e aluminit, priten në rris ka dhe bashkohen me salcën e përgatitur. Të gjitha kaurdisen bashkë edhe 15 minuta.

Këshillë shtesë: Gjatë zierjes së perimeve në marinadë duhet shtuar pakëz ujë kohë pas kohe, në mënyrë që të mos shter i tërë lëngu.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles