Vjeshta ka trokitur zyrtarisht ndaj përfitoni nga të mirat e shumta që sjell kjo stinë. Veçanërisht sa u takon frutave dhe perimeve të cilat gjenden lehtësisht që nga muaji shtator e deri në fund të nëntorit. Janë të shumta frutat që serviren në këtë stinë, por shega, dardha dhe hurma cilësohen si më të shëndetshmet, me vlera të larta ushqyese, si dhe ndihmojnë organizmin në eliminimin e shumë toksinave. Një tjetër vlerë shtesë për këta fruta është edhe ndihma që i japin trupit tonë, sidomos metabolizmit, sidomos në rastin e dardhës dhe hurmës, në rastin e parë ndihmon në tretjen e ushqimit, ndërsa në të tjera në rregullimin e diarresë.
Shegë
Kokrrat e shegëve përmbajnë dy deri në tre herë më shumë antioksidantë sesa vera dhe çaji jeshil. Ky frut gjithashtu është një burim i mirë i potasiumit, si dhe furnizuesi kryesor i cili kontribuon për mbajtjen nën kontroll tensionin e gjakut, kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Por kujdes! Konsumimi i shegës mund të jetë problematik sidomos në rast se jeni duke përdorur disa ilaçe të veçantë. Ndaj është më mirë që të konsultoheni me mjekun.
Kivi
Kivi është i pasur me vitamina të shumta, në veçanti të vitaminës C (më shumë se portokalli), kalium (më shumë si bananet dhe një sasi të mirë të betakarrotenit. Studimet në Itali, të kryera te fëmijët e moshës 6-7 vjeç kanë demonstruar edhe veti të tjera shëndetësore të traktit respirator. Një seri studimesh të publikuara nga arkiva e okulistëve kanë provuar se konsumi i 3 ose më shumë frutave në ditë (duke përfshirë edhe kivi) mund të reduktojnë me 36% rrezikun e zhvillimit të një sëmundje të lidhura me sytë të quajtur ARMD (shkaku kryesor i dëmtimit të vizionit te të rriturit), në krahasim me njerëzit që konsumojnë vetëm 1 frutë në ditë.
Mollët
Mollët janë të pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo parandaluar ato. Mollët janë gjithashtu një nga 10 ushqimet që ndihmojnë për të djegur dhjamin, hahet një mollë 15 minuta para ngrënies e do t’ju ndihmojë për t’u ngopur dhe ju do të hani më pak, kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar që ju të humbni në peshë. Molla përmban pektinë e cila është e njohur që ndihmon të ndiheni të plotë, dhe kjo ndjenjë ngopje do të zgjasë për një kohë të gjatë. Për mbrojtjen e kockave studiuesit francez gjetën se një flavonoid i quajtur floridzin është gjetur vetëm te mollët dhe mund të mbrojë gratë në fazën postmenopauze, osteoporozën dhe mund të rrisë densitetin e kockave.
Dardhë
Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj. Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frutë shëron rrugët urinare dhe prostatën.
Hurma
Ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti. Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore, falë përmbajtjes të lartë të betakarrotenit dhe vitaminës A. Ky frutë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është i rekomandueshëm që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia. Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i këtij fruti ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti.
(Visited 145 times, 1 visits today)