Mjekimet me fruta (frutoterapitë)
Janë mënyra shumë të efektshme të përdorimit sistematik dhe për një kohë relativisht të gjatë të frutave për përforcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
Mjekimet me fruta (frutoterapitë) janë mjaft të njohura nga populli ynë dhe përdoren gjerësisht në praktikë. Mjekimet me fruta bëhen duke konsumuar çdo ditë nga gjysmë deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar këtë për 10-20 e më shumë ditë. Gjatë zhvillimit të kurës, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripërat e panevojshme që grumbullohen nëpër kyçe dhe që shkaktojnë dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rëndon trupin. Në kohën e frutoterapisë ushqimi tjetër duhet të jetë i lehtë, i çliruar nga mishrat, dhjamërat, dhe brumërat, i mjaftueshëm në sasi duke parapëlqyr sallatat dhe supat me barishte të pasura në vitamina dhe kripëra minerale.
Praktika tregon se kurat me fruta janë shumë të dobishme edhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Të efektshme janë rezultatet e kurimit me arra, me lajthi, ose me bajame për përforcimin e organizmit të dobësuar dhe për rivendosjen e shëndeti me gështenje, me ftonjë, me thana ose me vadhëza kundër diarresë (jashtqitjes) e dizenterisë; me rrush, me limo ose me dredhëza kundër reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundër anemisë. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundër sëmundjeve të mëlqisë; me mollë kundër sëmundjeve të zemrës; me portokalle e qershi kundër sëmundjeve të veshkave.
(Visited 339 times, 1 visits today)