Mish tul me patate dhe vezë

spot_img

mish tul patate dhe vezePërbërësit për 6 persona: 
1 kg patate
150 g mish tul
4 qepë
6 vezë
majdanoz
salcë
vaj
kripë
piper i zi
Përgatitja:
Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë.

Në një tigan skuqini kubikët e patateve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën.

Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët.
Kima me vezë i serviret e ngrohtë çdo personi.

 

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles