Përbërësit:
- mish qengji (mundësisht pjesën e gjoksit, të plotë apo gjysmë),
- 1 qepë e madhe,
- të brendshmet e qengjit (mushkëria, mëlçia, zemra),
- mish i grirë (rreth 300 gr),
- pak oriz,
- gjalpë i freskët,
- vaj ulliri,
- kripë,
- piper,
- kopër.
Lajmë mirë mishi e qengjit. Lajmë të brendshmet dhe i presim në copa të vogla. Grijmë qepën dhe e vëmë të skuqet. Pastaj hedhim të brendshmet dhe mishin e grirë, kripë, piper dhe kopër.
Në vazhdim, hedhim orizin dhe një gotë ujë. Kur të jetë zier orizi, e heqim mbushjen nga zjarri.
Mishin e qengjit e lyejmë nga të gjitha anët me gjalpë dhe i hedhim kripë dhe piper. E mbushim me masën e përgatitur dhe e lidhim me spango kuzhine, me qëllim që të mos derdhet mbushja. Pastaj e pjekim për 2 orë në 180 gradë celsius.
Mund ta shoqëroni me patate të pjekura në furrë.
Ju bëftë mirë!