Përbërësit
- 600 gr mish pule
- 1 lugë piper i kuq
- 40 gr margarinë
- 700 gr presh
- 150 ml verë e bardhë
- 100 ml ajkë e thartë (shmant,pavllake)
- 1 lugë vegete
Hapat
- Pulen e pastrojme dhe e ndajme ne copeza.
- Preshin gjithashtu e qerojme nga fleta e pare dhe e prejme ne rrathe te vegjel
- Ne nje ene me te thelle, qesim margarinen,e nxehim dhe ne te shtojme pulen e coptuar dhe preshin e grire.
- Perziejme qe te fergohet mishi ,shtojme nje luge piper te kuq.
- Mishin e mbulojme me 1oo ml uje te nxehte.
- Perziejme,shtojme vegeten dhe mbulojme enen qe mishi te zihet ngadale dhe te mbetet njekohsisht i bute.
- Ne nderkohe shtojme dhe venen ngadale duke perzier derisa mishi te jete i gatshem.
- Ne fund shtojme dhe ajken e tharte dhe prap mbulojme enen qe mishi te ruaj butesine dhe shijen e preshit.Servohet me shtese ndonje pure patatesh.