Marim mishin dhe e prejmë në copa mesatare, e vendosim në tenxhere dhe e lejme të ziej per 20 minuta
Pastaj marim enen hedhim vaj
Qepen, karrotat dhe patatet, i pastrojmë dhe i presim në katrorë, pastaj i hedhim në enen me vaj dhe i kaverdisim.
Pasi të zbuten pak perimet, shtojmë mishin, hedhim kripen dhe erëzat e tjera sipas dëshires, shtojmë ujin dhe salcen e domateve apo dhe hajvarin, në fundë shtojmë domaten e coptuar në kube më të mëdha.
Në një enë tjetër marim dy luge miell dhe i tresim me pak lëng nga mishi që është zier më parë, dhe ia shtojmë gjellës.
Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e leme të zihet në zjarrë të ngadaltë dhe të ulët, derisa shohim që lëngu është trashur, afërsisht 40 minuta.
Pasi gjella të ketë zier, e servojmë dhe sipër hedhim pak magdanoz për shije dhe dekor.