Mishi i prerë në copa skuqet në yndyre së bashku me qepët e grira hollë, pastaj shtohen domate të grira ose salcë domatesh, kuardisen së bashku 3-4 minuta, hidhet ujë derisa të mbulohet mishi, kripe, piper fletë dafine dhe vendosen në zjarr të ngadalte për t’u zier.
Gjatë kësaj kohe përgatiten patëllxhanët, të cilet u hiqet bishti, lëkura në (2-3 vende ) dhe priten për së gjati me dysh; në qoftë se patëllxhani është i trashë, cdo gjysmë pritet përsëri për së gjati.
Keta rripa priten në copa kubike mesatare dhe vendosen në enë me ujë të ftohtë e kripë që t’u dalë hidhërimi dhe të mos nxihen.
Patëllxhanet kullohen, shpërlahen e shtydhen pak. 20-30 minuta para përfundimit të zierjes së mishit hidhen në tenxhere patëllxhanët që spërkaten me hudhra të grira hollë, ndërsa sipër mund të vihen feta domatesh.
Tenxherja mbulohet me kapak dhe lihet të ziejë derisa të jetë gati.
Pastaj mishi vendoset në mes të pjatës, kurse rreth e qark patëllxhanët, të cilëve u hidhen pak nga lëngu i vet dhe majdanoz i grire hollë
Gjella bëhet më e shijshme kur patëllxhanet kalohen në një kuardisje të lehtë ose vihen në furrë për 10-15 minuta sa të vyshken
Pet 4-5 persona duhen :
mish 500g, patellxhane 1.5 kg
vaj 2 filxhane kafeje
qepe 2 kokrra
domate 4-5 kokrram
kripe
piper
dafine 1 flete
majdanoz