Mish keci me perime

spot_img

Përbërësit:

– 1 kg mish keci i ndarë në racione
– gjysmë kg kungulleshka
– 1 kg domate të prera hollë
– 2 lugë majdanoz
– gjysmë kg patëllxhanë
– 1 kokërr qepë e prerë hollë
– 1 filxhan verë të kuqe
– gjysmë filxhani vaj ulliri
– pak rigon
– kripë dhe piper

Gatimi

1. Pritini patëllxhanët në kubikë dhe vendosini në ujë me kripë për afro një orë. Më pas shpëlajini dhe kullojini.

2. Pritini në kubikë të vegjël edhe kungulleshkat. Më pas lyejini perimet me vaj dhe piqini në furrë për 10 minuta derisa të marrin ngjyrë.

3. Në një tenxhere me vaj kaurdisni qepën, më pas shtojani mishin dhe lërini të gatuhen derisa të marrin ngjyrë. Shtojini rigonin dhe shuajeni me verë. Kur të avullojë vera, hidhni domatet, kripën dhe piperin.

4. Vendosini perimet në një tepsi. Shtojini mishin dhe salcën dhe spërkatni me majdanoz.

5. Piqeni gjellën në furrë në temperaturën 200 gradë C për 30-40 minuta.

6. Gatimi shërbehet me sallatë jeshile.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles