Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm gjatë ditës dhe nuk duhet të anashkalohet kurrë.
Ka shumë njerëz që besojnë se ata mund të dobësohen duke lënë mëngjesin, dhe sipas Shoqatës së Dietologëve të Mbretërisë së bashkuar (BDA), vetëm dy të tretat e të rriturve në hanë rregullisht mëngjesin.
Sipas dietologes Sarah Elder, trupi përdor shumë rezerva energjie gjatë gjithë natës, kështu që një mëngjes i ekuilibruar ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë, si dhe sasitë e proteinave dhe kalciumit të përdorur gjatë gjithë natës.
Energjizon trupin, përmirëson përqendrimin dhe ndihmon trupin për të djegur kalori. Studimet kanë treguar se mëngjesi është i lidhur me përmirësimin e kujtesës, dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, mbipeshes, sëmundjeve dhe kolesterolit të lartë.
Përbërësit:
1 filxhan tërshërë
4 lugë fara chia
2 gota ujë
2 lugë mjaltë
1 lugë çaji kanellë
Pak kripë
Udhëzimet:
Hidhni ujin në një tenxhere, shtoni kanellë dhe sapo uji të fillojë të vlojë ulni nxehtësinë dhe shtoni tërshërën. Zieni për 5 minuta dhe hiqeni tenxheren nga nxehtësia. Mbulojeni, dhe lëreni mënjanë për 5 minuta.
Përzieni, shtoni fara chia, mjaltë, kripë, dhe kënaquni!
Burimi: Living