Mel me lëpjeta dhe domate të vogla

spot_img

MelPërbërësit:
2 filxhan kafe mel i shpëlarë mirë në ujë të ftohtë dhe më pas e lë të kullojë;
4 filxhan kafe ujë të nxehtë ose lëng vegjetal
1 thelb hudhër
një dorë lëpjeta të egra
një dorë domate të vogla
2 lugë vaj ulliri
1 karotë
pakëz kripë dhe piper të zi
një tufë e vogël majdanoz
Përgatitja: Kaurdisni hudhrën e grirë imët me vajin dhe shtoni në të edhe lëpjetat e prera hollë së bashku me karotën e prerë në kubikë. Më pas bashkoni domatet e prera në gjysmë dhe kaurdisni sa të marrin aromë dhe faqe. Bashkoni melin, shtoni kripë, piper dhe shtoni edhe ujin e nxehtë.
Mbylleni me kapak dhe lëreni të zjehet si pilafi. Kur të ketë shteruar ujin dhe të ketë bërë vrima në sipërfaqe është gati. Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër pasi është ftohur paksa./Blitz.al/

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles