Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët.
Gjethet e reja mblidhen në Qershor- Korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.
**Vetitë dietike dhe fitofarmacautike
Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mire; me to përgatitet reçel i cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet caj, uthull.
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mire. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës,
si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese.
– Ato ndikojnë edhe në uljen e temperatures. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon:
* Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të vluar,
duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla,
në gjendje të vakët.
Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në dykë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit.
– Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla:
* Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht.
– Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por,përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij.
– Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakrrjedhjes.
*Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.
Kundër sëmundjes së sheqerit përdoret këshilla:
* Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një liter ujë. Nga lëngu i kulluar,i sëmuri merr tri here në ditë nga një filxhan para buke.
-Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji:
* Merren 150-200 gram fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me uje:
Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë.
Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urines, me kollë etj.
– Kundër dizenterisë përdoret kjo këshill praktike:
* Merren rreth një kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen të zihen për gjysmë ore në një enë ku është hedhur një gotë me ujë.
Nga lëngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugë gjelle në ditë.
-Kundër astmës përdoret kjo këshillë:
* Merren një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen në mullirin e kafesë.
Nga pluhuri i përfituar merren 2 lugë kafeje, esëll duke përcjellë me qumësht ose me ujë.
– Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave të thara përdoret edhe kundër hemorroideve:
* Merren tri here në ditë, para buke, nga një lugë kafeje nga ky pluhur.
– Edhe reçeli me frutat e manaferrës ka veti të mira mjekësore, ai tretet mire në stomak dhe shërben për pastrimin e gjakut, për ndalimin e tij në gjakrrjedhjet e aparatit tretës dhe sidomos të hemorroideve.
– Çaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.
– Në këtë rast zbatohen këshilla:
* 30 gram rrënjë manaferre zihen për gjysmë ore në 500 ml ujë. Çdo mëngjes para buke, pihet një filxhan nga ky çaj, i vakët ose i ngrohtë.
– Në rastet e hemorragjisë a të tretjes me vështirësi të ushqimeve, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon:
* 100 gram rrënjë zihen në 500 ml ujë derisa të avollohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet konsumohet.
Merren 1-2 gota në ditë.
– Në rastet e gingivitit (sëmundje e mishërave të dhëmbëve), përdoret këshilla:
* Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gram rrënjë manaferre. Me lëngun e fituar bëhen shpërlarje të gojës.
– Në rastet e diarresë përdoret këshilla praktike:
* Merren maja manaferrash, filiza të njomë dhe pasi pastrohen, futen në gojë dhe përtypen, duke nxjerrë jashtë bërsitë dhe duke përcjellë lëngun.
– Në rastin e fëmijëve:
* Maja dhe filizat shtypen, shtrydhen dhe lëngu i fituar u jepet me nga një lugë kafeje në çdo dy orë.
– Për mjekimin e zorrës së verbër këshillohet:
* Merren 500 gram maja manaferre dhe zihen në 2 litra ujë. Nga lëngu i fituar ,i sëmuri merr gjysmë gote çdo mëngjes duke qenë esëll, për një muaj rresht.
Me përdorim të jashtëm kanë vlerë të gjitha pjesët e bimës, frutat, lastarët, gjethet e freskëta, të cilat në formë kompresash (leckash) ndikojnë në përtharjen dhe shërimin e plagëve./PK/.
(Visited 486 times, 1 visits today)