Përbërësit

  • gjysmë pako makarona spageti
  • vaj vegjetal
  • 1 lugë të gjellës paste të djegës
  • 2 lugë paste të domateve
  • Pak rigon, krip, piper i zi
  • djathë i bardhë ose kashkavall
  • disa copa domate

Hapat

  1. Shtoni ujë të mjaftueshëm në tenxhere dhe pak kripë.
  2. Vendosni ujë të vlojë dhe pasi që të vlon shtoni makaronat.
  3. Duke vluar makaronat përgatitni sosin e domateve.
  4. Ndërsa në një tenxhere tjetër shtoni vaj vegjetalin, salcën dhe përzieni.
  5. Sosit ia shtoni, rigonin, biberin e zi dhe i fërgoni.
  6. Sosin në këtë mënyrë e fërgoni për 5 minuta dhe e largoni nga zjarri.
  7. Makaronave ia largoni ujin dhe ia shtoni sosin.
  8. Makaronat i vendosni në enën që do ta vendosni në furrë.
  9. Përmbi i hidhni pjesë të domateve dhe copëza të djathit.
  10. Në temperaturë 180 gradë celsius e pjekeni .
  11. Ju bëftë mirë!