- Prodhime te nevojshme:
- 1 kokë më e madhe lulelakër
- 1 l ujë
- 250 gr sheqer ngjyrë kafe
- 250 gr sheqer I bardhë
- 2 lugë kokrra piper I zi
- 10-12 lugë uthull
Ujin e vëmë në tenxhere në zjarr dhe kur fillon të valojë e vëmë në të lulelakrën. E ziejmë 3-4 minuta. E kullojmë, e coptojmë dhe e vëmë në kavanozë të vegjël. Në ujin në të cilin zien lulelakra I vëmë dy llojet e shqerit dhe piperin e zi. I ziejmë 10 minuta. I shtojmë uthullën dhe e lëmë të ziejë edhe një herë. Me këtë marinadë I mbushim kavanozët dhe I mbyllim. Pas 3 dite, e heqim marinadën nga kavanozët dhe e ziejmë edhe një herë. Sipas nevojës, shtojmë uthull. Marinaden e kthejmë në kavanozë me lulelakër.