Përbërësit:
- 470 ml vodka apo konjak,
- 255 gr mjaltë,
- lëkurë e një portokalli,
- 237 ml ujë i ngrohtë (jo i nxehtë),
- karafila të tharë,
- 2 shkopinj kanelle.
Likeri me mjaltë është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur. Ai ka një aromë të veçantë që pëlqehet nga të gjithë. Në një vazo prej xhami shkrijmë mjaltin, duke e hedhur në ujë të ngrohtë. Shtojmë vodkën apo konjakun, karafilat, kanellën dhe lëkurën e portokallit. E mbyllim vazon dhe e lëmë për 3 javë. Pas tre javësh, likeri është gati.
Ju bëftë mirë!