Home Fruta dhe Perime Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji

Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji

0

Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji
Reviewed by on

September 21, 2018
.

Bishtajoret në përgjithësi janë një burim i pasur i proteinave të kualitetit të lartë me aminoacidet esenciale, kështu që nuk është befasi që shërbejnë si një zëvendësim për mishin. Ato përmbajnë shumë vitamina, me theks të veçantë ato të grupit B, sidomos acid folik, i cili është i vlefshëm për gratë shtatzëna. Janë përplot me […]

Rating: 0

Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji

Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji

Bishtajoret në përgjithësi janë një burim i pasur i proteinave të kualitetit të lartë me aminoacidet esenciale, kështu që nuk është befasi që shërbejnë si një zëvendësim për mishin. Ato përmbajnë shumë vitamina, me theks të veçantë ato të grupit B, sidomos acid folik, i cili është i vlefshëm për gratë shtatzëna. Janë përplot me minerale të tilla si: kalcium, magnez, hekur, zink, selen dhe fibra të tretshme dhe të patretshme. Pas kësaj përmbledhjeje të shkurtër është e qartë se kemi nevojë për të ngrënë leblebia sa më shpesh. Në njëqind gramë përmbajnë rreth 360 kalori, 19 për qind proteina, gjashtë për qind yndyrë, 60 për qind karbohidrate, 17 g fibra dietike dhe 10.7 g sheqer.
– Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji: Një në pesë gra ka nivele të ulëta të hekurit. Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur nuk do të ndihmojë shumë nëse trupi nuk është në gjendje që të tretë ushqimin. “Hekuri që vjen nga bimët në organizmin tonë shpesh është i vështirë për tretje”, thotë Heather Mangieri, pronarja e një qendre ushqyese në Pitsburg. Hekuri në leblebia tretet më shpejt në organizëm nëse i shtoni spec të kuq. Pikërisht vitamina C nga specat është thelbësor për të lehtësuar absorbimin e hekurit, shkruan gazeta ‘Zeri’.
– Përmirësojnë shëndetin: Falë fibrave, pasi të konsumoni leblebia, më gjatë do të ndiheni të ngopur, por kanë edhe një avantazh të madh në lidhje me shëndetin pasi kanë një efekt të dobishëm për kolesterolin dhe problemet me diabet, pasi e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu kanë një efekt të mirë në shëndetin e zemrës për shkak të acidit folik.

(Visited 225 times, 1 visits today)

Exit mobile version