Ingredients
For 4 Person(s)
lazanja
- 1 kuti Lazanja (makarona)
- 400 gr Mish i grire
- 500 ml Salce domate
- 1 Filxhan kafeje Vaj
- 1 cope Karrote
- 1 kokerr Qepe
- 2 dege Selino
- 1 luge kafeje Karafil
- 3 thelpinj Hurdher
- 500 gr Beshamel
Lazanja Directions
-
Ne nje tenxhere grijme holle qepen ne fije te gjata,karoten ne copa te vogla 1filxhan kafeje vaj dhe i kaurdisim ne zjarr te ngadalte derisa qepa te zverdhet.
-
Shtojme mishin e grire,ngreme pak flaken dhe vazhdojme kaurdisjen perreth 10-15′.
-
Bashkojme salcen e domateve ,perziejme mire me luge druri,hedhim 1 gote uje,gjethen e dafines dhe leme te zieje ne zjarr te ngadalte derisa te shikojme qe salca eshte e lidhur mire dhe ka nxjerre vajin ne siperfaqe.
Nderkohe kemi pergatitur ne nje tenxhere tjeter salcen e beshameles, duke patur kujdes qe lugen qe perdorim ne perzierien e raguse mos e perdorim edhe per beshamelen pasi mund te beje qe qumeshti te pritet.
Nese doni nje lazanje sa me te bute,pergatitni me teper beshamele… -
Marim nje tave:une zakonisht perdor nje drejtkendeshe se jane me komode per kete recete.
-
Shtrojme 1 shtrese beshamele dhe me pas shtrijme lazanjat duke i renditur njera pas tjetres derisa te mbulojne krejt taven;mbulojme me nje shtrese ragu(mishi i grire) dhe nje shtrese beshamele.(opcionale nese doni te harxhoni me teper dhe si keni problem kalorite mund te shtoni feta mocarele ose kaçkavalli te prera holle ne gjithe siperfaqen…)
-
Pra vazhdojme ne kete menyre derisa te shtrojme shtresen e fundit te lazanjave,te cilat do ti mbulojme vetem me beshamele.
-
Nje truk qe perdor une eshte qe le me teper beshamele per shtresen e fundit,llogaritni me sy dhe nese s’u duket miaftushem kaperceni ndonje shtrese duke lyer vetem me ragu dhe copa djathi nese doni.Nese deshironi dhe mundeni mbuloni lazanjen ne siperfaqe me kaçkavall te grire dhe me pas futeni ne furre.