Zëmë një brumë të vogel dhe të bute si për byrek me miell, ujë, kripë dhe pak vaj.
E lëmë 1 orë të pushoj dhe e mbulojmë me një pecetë!
Ndërkohë lajme dhe pastrojmë 1 kg presh. I ndajmë në copa të vogla rrethore prej 1 cm dhe i skuqim në vaj ulliri!
I shtojmë pak kripë dhe piper! Pastaj kur të jenë shuar i heqim nga zjarri , i lëmë të ftohen pak dhe i shtojmë 200 gr djathë të bardhë dhe 3 kokrra vezë!
E ndajmë brumin në 7 topa të vegjël dhe i hapim petat pak më të mëdha se tava ku do e pjekim, në mënyrë që të dalin pak jashtë.
E lyejmë secilen petë me vaj ulliri duke i vendosur siper njëra-tjetres dhe pastaj hapim një petë më të madhe se tava ku do e pjekim.
E shtrojmë në tepsi sipër hedhim përgatitjen e preshve.
Pastaj pasi i kemi shtruar , e mbulojmë me bashamel, por jo të vënë në zjarr!
( përziejmë 1 kokërr vezë, 100 ml qumëht, gjysëm lugë gjellë miell e pak kripë).
Petën që e kemi hapur me të madhe e palosim mbi preshët , i lyejmë me vaj ulliri anat dhe e pjekim në furrë të parangrohur më parë! Ju bëftë mirë!