Për 4-5 persona duhen :
*miell misri 2 filxhanë çaji,
*hithra 1 kg,
*gjizë 2 lugë gjelle,
*vezë 1 kokërr,
*qumësht 2 filxhanë kafeje,
*yndyrë 2 filxhanë kafeje,
*kripë, nenexhik.
Pergatitja:
Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj. Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik. Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr dhe me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare. E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë.