Home RECETAT E GJYSHES Lakra në tavë

Lakra në tavë

0

Perbersit:

1/2 kg mish i kuq
2-3 copa qepë
kripë dhe piper i zi
vaj
karrota
spec i kuq
kungulleshka
patëllxhan
lakër
domate.

Pergatitja:

Mishin e kaurdisim në pak vaj në një tenxhere bashkë me qepët

U shtojmë kripë dhe vegetë dhe e lëmë të ziej me kapak të mbyllur për 3 minuta

Pastaj shtojmë perimet e grira: karrotë, spec të kuq, kungulleshkë, patëllxhan, lakrën e grirë. E përziejmë dhe i shtojmë piper të kuq dhe në fund një domate të copëtuar

I shtojmë ujë të vluar aq sa ta mbulojë gjellën për një gisht. E lëmë të vlojë për rreth një orë me kapak të mbyllur

Pas një ore e hedhim gjellën në tavë dhe sipër i hedhim copa domatesh e spec të gjelbër. E fusim në furrë derisa të marrë ngjyrë më të theksuar

Ju bëftë mirë

Exit mobile version