-500 g mish viçi
-200 g qepë
-100 g karrota
-2 hudhra
-2 domate të qëruara
-100 g domate (salcë)
-2 lugë vaj
-piper të kuq
-piper të zi dhe aromatizime të thata (vegetë)
-kripë
-fletë majdanozi
-fletë dafine
Në vaj skuqni qepët e prera në katrorë, shtoni karrotat të prera në rrathë, skuqni pak dhe shtoni proshutë të prerë në katrorë dhe mishin e grirë të viçit. Zieni për 10 minuta, dhe pastaj shtoni lakrën e prerë në katrorë më të mëdhenj, gjethe dafine dhe kripë, dhe shtoni ujin deri sa të mbulohet. Kur lakra gati është e zier, shtoni piper të kuq, piper të zi, majdanoz dhe domatet e prera në katrorë si dhe salcë domatesh. Zieni edhe 10 minuta duke përzier herë pas here. Në fund në lakër shtoni edhe hudhër të grirë imët. Lakrën e ‘ëmbël’ servoni, spërkateni me majdanoz dhe e shërbeni me feta buke të zezë.