All-llahu i Gjithfuqishem e permend kungullin ne Kur’an ku flet per e derguarin e vet te bekuar,Junusin a.s duke thene:”Dhe Ne beme qe per te te mbije nje bime (t’i beje hije) nga kungulli”
Aishja r.a ka treguar se i Derguari i All-llahut s.a.v.s ka thene: “Kur zien perime te ndryshme me mish, hidh me shume kungulleshka ne te ,sepse ajo eshte mjet per forcim qe e permireson zemren e pikelluar”.
Kungulli nuk përdoret shpesh kohët e fundit, por ai është një burim i mirë i vitaminave, mineraleve dhe përbërësve të tjerë të rëndësishëm. Ka pak kalori dhe tretet lehtë. Kungulli përmban një sasi të vogël të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, por ka edhe vitaminat A, C, E dhe K, si dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu kungulli është i pasur edhe me fibra dhe për shkak se përmban numër të vogël të kalorive, preferohet që të përdoret edhe nga personat që janë në dietë. Edhe beta karotina është një nga përbërësit e kungullit. Është konstatuar se beta karotina zvogëlon rrezikun e paraqitjes së kancerit të qafës së mitrës, ezofagut, lukthit dhe fytit. Ajo bllokon veprimin e radikaleve të lira, duke penguar kështu dëmtimin e strukturës qelizore të ADN-së.
(Visited 349 times, 1 visits today)