Kungull dhe fara të pjekura në furrë
Përbërësit
Hapat
- Zgjedhim një kungull të mirë, pastaj lajme kungullin me uje të bollshëm nga jashtë
- E ndajmë përgjysmë duke përdorur një thikë të mprehtë dhe me ndihmën e luges gërryejme farat nga brenda
- Pastaj e ndajmë në cope në madhësin që dëshirojme, i rendisim copët në tavë vendosim pak sheqer mbi to dhe i fusim në furrë derisa të piqen ato diku afër gjysmë ore në temperatur 250 grade.
- Farat të cilat i kemi nxjerrë nga kungulli mund t’i pjekim, së pari i shpëlajme me uje të bollshëm duke u larguar te gjitha papastertitë
- U shtojmë pak kripë i vendosim në tavë dhe i fusim në furre në temp. 250 grade, janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme poashtu.